Në mesin e shumë lojtarëve të dëmtuar, mbrojtësi i krahut të djathtë i Milanit e ka pësuar më së keqi.
Milani ka njoftuar të enjten se Davide Calabria duhet të operohet në gju të premten më 19 mars.
Në mesin e të lënduarve rëndë është edhe Alessio Romagnoli, kapiteni i ekipit. Me lëndim të rëndë është diagnostikuar edhe Rafael Leao, ndërsa është thënë se Mario Manxhukiq dhe Daniel Maldini duhet ta vazhdojnë tretmanin për përmirësimin e problemeve muskulore.
Zlatan Ibrahimoviqi i është kthyer skuadrës, megjithatë, mungoi dy javë dhe i humbi katër ndeshje të rëndësishme me “rossonerët”.
Artikuj të ngjashëm