Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bytyqi prezantohet tek Antalyaspori

Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, i është bashkuar skuadrës elitare të Turqisë, Antalyaspor.

Sulmuesi i krahut të martën është prezantuar te skuadra turke, të cilës i është bashkuar nga Olympiacosi.

27-vjeçari me ekipin e ri ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026.

Bytyqi verën e shkuar u largua nga futbolli turk, saktësisht nga Konyaspori për t’iu bashkuar Olympiacosit. Por te ekipi grek nuk pati hapësirë të mjaftueshme.

Artikuj të ngjashëm