Braziliani i kategorisë velter Gilbert Burns e ka befasuar ish-kampionin e botës Tyron Woodley, duke e mposhtur me vendim unanim në mbrëmjen e UFC-së të mbajtur në Las Vegas.
Burns 33-vjeçar ka triumfuar me pikë (50:45, 50:44 dhe 50:44) pas pesë raundeve, duke e shënuar fitoren e gjashtë rresht.
Burns ishte dominues nga fillimi, duke e përgjakur kundërshtarin e tij.
“Unë i kam ftuar këta për përballje për një arsye. Jam i gatshëm”, ka thënë Burns, shkruan BBC.
Burns ka fituar 50 mijë dollarë shtesë nga bonuset për “Përformancën e Natës”.
“Mendoj se kam dëshmuar veten, jam i gatshëm të luftojë për titull. Duke e mposhtur ish-kampionin me mënyrën se si e kam bërë, e kam dëshmuar këtë”, ka thënë Burns.
Woodley në Instagram nuk ka pasur arsyetime për humbjen.
“Nuk kam arsyetime, jam ndjerë mirë dhe kam ushtruar mirë. Ai bëri punë të mirë duke e mbajtur distancën”, ka thënë Woodley.
Edhe
Fury fiton meçin në Tajlandë
Në meçin tjetër kryesor të mbrëmjes braziliani Augusto Sakai ka mposhtur me pikë pas tre raundeve bullgarin Blagoy Ivanov.
Mbrëmja sërish është mbajtur pa shikues si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Presidenti i UFC-së, Dana White, është kritikuar se sa shpejt ka vendosur që të organizojë ngjarjet në UFC, duke marrë parasysh se SHBA-ja është vendi që ka marrë goditjen më të rëndë nga koronavirusi, ku kanë vdekur mbi 100 mijë persona.