Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pacquiao pëson humbje nga Ugas, po pritet pensionimi i tij

Legjenda e boksit, filipinasi Manny Pacquiao, ka pësuar humbje nga kubani Yordenis Ugas në luftën për titullin e botës në kategorinë velter në versionin WBA në boks profesionist.

Ugas, triumfoi me vendim unanim pas 12 raundeve ndaj Pacquiaos. Tre anëtarët e jurisë ia dhanë fitoren Ugasit. Dy e vlerësuan luftën 116:112 e njëri 115:113.

Ugas në përballje me Pacquiaobn, që u mbajt në Las Vegas, ishte vetëm zëvendësues, pasi Pacquiao 42-vjeçar ishte paraparë të ndeshej me amerikanin Errol Spence Jr. Por Spence Jr u lëndua.

Për Pacquiaon ishte lufta e parë që nga korriku i vitit 2019, kur fitoi ndaj amerikanin Keith Thurman në luftën për titull bote në versionin WBA në peshën velter.

Për Pacquiaon është humbja e tetë në karrierë, karshi 62 fitoreve e dy barazimeve. Ai është boksieri i vetëm që ka fituar titull bote në tetë kategori të ndryshme.

Pacquiao pas meçit i ka thënë ESPN-së se është duke menduar për pensio nim dhe është 60-40 në favor të tërheqjes nga boksi.

Edhe Legjenda Pacquiao kthehet, por nuk e fiton titullin e kampionit Sporte të tjera Legjenda Pacquiao kthehet, por nuk e fiton titullin e kampionit

Ugas 35-vjeçar ka shënuar fitorene 27-të në boksin profesionist, por padyshim më të madhen. Ai ka edhe katër humbje.

“Jam shumë i emocionuar, por mbi të gjitha dua të falënderojë Manny Pacquiaon që më dha mundësinë të jem në ring sonte. Patëm vetëm dy javë stërvitje, por dëgjova këndin tim dhe funksionoi për mrekulli. Ju thash se jam kampion i WBA-së dhe e tregova sonte këtë. Shumë respekt për Pacquiaon, por unë e fitova luftën”, ka thënë Ugas.