Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Merr fund ëndrra olimpike e legjendës Pacquiao

Manny Pacquiao “i pikëlluar dhe i zhgënjyer” pranoi se ëndrra e tij olimpike mori fund. Boksierit legjendar iu refuzua kërkesa për nnjë vend në Lojërat Olimpike Verore që mbahen në Paris në verë.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar refuzoi kërkesën e veçantë që Pacquiao të merrte pjesë në Olimpiadë, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Filipineve.

Pacquiao, 45-vjeçar, u tërhoq nga boksi në vitin 2021, përpara një gare të pasuksesshme presidenciale. Ai tha se respekton vendimin e IOC-së, që ka kufi moshe prej 40 vjet për boksierët olimpikë.

“Derisa jam shumë i pikëlluar dhe i zhgënjyer, i kuptoj dhe i pranoj rregullat e kufirit të moshës”, ka thënë Pacquiao, që kishte tituj të botës në tetë kategori të ndryshme gjatë karrierës së jashtëzakonshme në boksin profesionist.

Filipinet kishin kërkuar vend në Olimpiadë për Pacquiaon, në bazë të ftesës për universalitet. Boksieri i njohur nuk ka garuar asnjëherë në Lojërat Olimpike.

Artikuj të ngjashëm