Ylli i YouTubet, Jake Paul, 24-vjeçar ka fituar në një meç në tetë raunde në boksin profesionist, ndaj ish-kampionit në UFC, Tyron Woodley.
Për herë të parë në karrierë në boks, Paul ka boksuar gjitha raundet. Dy nga anëtarët e jurisë i dhanë në fund fitoren Paulit me rezultatin 77:75 dhe 78:74, ndërsa njëri Woodleyt me rezultatin 77:75.
“Cili gjyqtar ishte ai? Nuk e di se çfrë kanë shikuar. Por fitorja është fitore. Nuk e di çfarë të them. Ai ishte kundërshtar më i vështirë se që prisja. Këmbët e mia u ndjenë çuditshëm. Nuk e di se çfarë nuk shkonte me mua. Gjithë respektin për Tyronin. Ai është në Shtëpinë e të Famshëmve. Bëri meç të mirë. Kam vetëm respekt për të. Është ëndërr e realizuar për mua”, ka thënë Jake Paul, raportojnë mediumet amerikane.
Woodley në anën tjetër ka thënë se mendon se fitoi dhe kërkoi rimeç.
Për Jake Paulin ishte fitorja e 4-të nga po aq meçe profesioniste.
Edhe
Paul mposht Tysonin në meçin e zbehtë
Të dy para meçit kishin vënë bast se humbësi bën tatuazh në këmbë emrin e fituesit.
“Vendose emrin Jake Paul në këmbën tënde dhe boksojmë sërish”, ka thënë Paul pasi i shtrëngoi dorën Woodleyt, ndërsa ky i fundit u duk se u pajtua me këtë.