Boksieri amerikan Deontay Wilder ka thënë se e ka dhënë më të mirën, por se kjo nuk mjaftoi për ta befasuar britanikun Tyson Fury.
Fury triumfoi me nokaut në raund të 11-të ndaj Wilderit në Las Vegas, në duelin për titull bote në peshën e rëndë në versionin WBC. Fury e rrëzoi Wilderin tri herë, ndërsa Wilderi e rrëzoi Furyn dy herë në raundin e katërt.
“Unë dhashë më të mirën, por nuk mjaftoi. Nuk jam i sigurt se çfarë ndodhi. Unë e di që në stërvitje ai ka bërë gjëra të caktuara dhe gjithashtu e dija se me 125 kilogramë ai nuk erdhi për të qenë balerin. Ai erdhi të mbështetej në muaj, të përpiqej të më lodhte këmbët dhe ia doli”, ka thënë Wilder.