Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fury nokauton Whyten për ta mbrojtur titullin WBC

Boksieri Tyson Fury e ka mbrojtur me sukses titullin WBC në kategorinë e rëndë, duke e nokautuar Dillian Whyten në rundin e gjashtë. 

Fury dominoi pothuajse në tërë meçin dhe nuk e vuri në diskutim fitoren.

Për boksierin britanik vazhdon rekordi perfekt. Pas 33 ndeshjeve, ka 32 fitore, prej tyre 23 me nokaut dhe një barazim.

Për Whyten, kjo ishte humbja e tretë në karrierën e tij profesionale. Ka 28 fitore, 19 me nokaut.

Me fitoren e Furyt, hapet rruga për meçin kundër fituesit mes Anthony Joshuas apo Oleksandr Usykut për bashkimin e katër titujve të mëdhenj të boksit profesionist, WBC, WBA, IBF e WBO.

 

Artikuj të ngjashëm