Tyson Fury e ka mbrojtur me sukses titullin WBC në peshën e rëndë. Mposhti me nokaut teknik Dereck Chisoran.
Meçi që u zhvillua në stadiumin e Tottenhamit zgjati 10 runde. Më pas gjyqtari ndërpreu meçin.
Fury ishte pothuajse në secilin rund dominues ndaj Chisoras. Dhe në fund e mposhti për herë të tretë me nokaut. E kishte mundur edhe në vitin 2011 e 2014.
Për Furyn, 34 vjeç, ishte fitorja e 33-të në karrierën profesionale dhe e 24-a me nokaut. Ka një barazim.
Ndërkohë, Chisora 38 vjeç, regjistroi humbjen e 13-të në karrierë.
Artikuj të ngjashëm
-
Fury lufton me Chisoran në dhjetor, synon duel me Usykun vitin e ardhshëm
-
Konfirmohet meçi i tretë mes Furyt dhe Chisoras
-
Fury nokauton Whyten për ta mbrojtur titullin WBC
-
Fury dominon ndaj Makhmudovit, kërkon përballjen me Joshuan
-
Tyson Fury kthehet për herë të pestë nga pensionimi, bokson të shtunën