Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet meçi i tretë mes Furyt dhe Chisoras

Tyson Fury do të kthehet sërish në ring dhe do të ballafaqohet me Derek Chisoran për duelin e tretë.

Ky meç i boksit do të organizohet në stadiumin e Tottenhamit më 3 dhjetor në Londër.

Fury 34-vjeçar do ta mbrojë titullin e botës WBC për herën e tretë, ndaj boksierit të cilin e ka mposhtur dy herë.

Rivalët e kategorisë së rëndë ishin ballafaquar në vitin 2014 dhe 2011, ndërsa Fury që të dyja meçet i kishte fituar pa telashe.

Fury është i pamposhtur në 32 meçe, ndërsa Chisora që po i afrohet fundit të karrierës, ka tri humbje në katër meçet e fundit.