Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Tyson Fury, ka njoftuar se do të kthehet në ring në vitin 2026. Kështu Fury edhe një herë kthehet pas njoftimit për pensionim.
37-vjeçari së fundi boksoi në dhjetor të vitit 2024, kur humbi për herë të dytë nga Oleksandr Usyk. Lufta me ukrainasin ishte për unifikim të titujve në kategorinë e rëndë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë muaj pas asaj lufte, britaniku Fury kishte theksuar se po pensionohej nga boksi.
Megjithatë spekulimet për një kthim të tij në ring u rritën javëve të fundit. Fury u shfaq në Tajlandë duke boksuar së bashku me Kevin Lerenan.
“2026 është viti. Kthimi në ring. Isha për një kohë larg, por kthehem tani. 37-vjeçar dhe ende duke goditur. Nuk ka asgjë më të mirë se të godasësh tjetrin në fytyrë dhe të paguhesh për këtë”, ka shkruar Fury të dielën në rrjetet sociale.
Është pritur që Fury do të kthehet edhe pse shpalli pensionimin një vit më parë. Ai e ka bërë këtë edhe më herët.
Një luftë e tij me Anthony Joshuan ka kohë që pritet.