Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Burnley klubi i vetëm që bëri ofertë zyrtare për Muriqin

Klubi i Premier Leagues së Anglisë, Burnley bëri ofertën e vetme zyrtare për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi në afatin kalimtar të janarit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Fenerbahçes për gazetën turke “Hurriyet” të mërkurën.

“Është e vërtetë që disa klube evropiane po e përcjellin Vedat Muriqin, por nuk ka ofertë nga Manchester Unitedi. Ne morëm një ofertë nga Premier League në janar. Është nga Burnley. Fenerbahçe tha ‘jo’ dhe tema u mbyllë”, ka thënë zëdhënësi i Fenerbahçes.

Muriqi këtë stinor ka shënuar 12 gola dhe asistuar katër tjerë në 21 ndeshje në elitën turke. Ai ka edhe një gol e një asistim në Kupën e Turqisë.