Skuadra e Lazios ka refuzuar ofertën e Hull Cityt për sulmuesin Vedat Muriqi, kanë raportuar “hurriyet.com.tr”.
Në garë për ta transferuar sulmuesin e Kosovës janë dy skuadrat e mëdha turke, Fenerbahçe dhe Galatasaray.
Muriqi te Lazio u transferua në shtator të vitit 2020 nga Feneri që synon ta kthej sërish në skuadër gjatë këtij afati kalimtar. Me skuadrën italiane, Muriqi ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.