Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bunjaku kthehet në Zvicër

Mesfushori Orges Bunjaku është rikthyer në futbollin zviceran, saktësisht në kategorinë e dytë.

21-vjeçari është huazuar te skuadra e Schaffhausenit nga Grenoble, ekip që po ashtu bën gara në divizionin e dytë por të Francës. Bunjaku iu pat bashkuar ekipit francez në verën e vitit 2021, por këtë edicion nuk ka pasur pothuajse fare hapësirë.

Ai ka regjistruar vetëm dy paraqitje apo në total 21 minuta lojë në kuadër të Kupës së Francës. Te Schaffhauseni, Bunjaku është huazuar deri në fund të sezonit pasi me Grenoblen ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm