Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Grassopperi e huazon sërish Florian Hoxhën

Florian Hoxha

Klubi elitar i Zvicrës, Grasshopper, e ka huazuar Florian Hoxhën te Vaduzi, që garon në Kategorinë e Dytë të futbollit zviceran. Mbrojtësi i krahut të majtë ishte i huazuar te Schaffhauseni nga janari deri në qershor të këtij viti, ndërsa shënoi një gol në 16 ndeshje. 

Hoxha më herët ka luajtur pesë ndeshje për Kosovën U21.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grasshopperit iu bashkua në janar të vitit 2021. Ai deri në grupmoshën e 21-vjeçarëve ka qenë pjesë e Zurichut.