Young Boysi e ka huazuar të mërkurën mesfushorin me tipare sulmuese, Lutfi Dalipi, te skuadra e Vaduzit.
Dalipi do të kalojë në formë huazimi te Vaduzi që e siguroi promovimin në elitën e futbollit zviceran.
20-vjeçari Dalipi vlerësohet shumë në Bernë, ndërsa në pranverë e siguroi kontratën e parë profesionale. Ai nënshkroi me Young Boysin deri në vitin 2030.
Dalipi ishte i huazuar së fundmi te Wili në kategorinë e dytë, ndërsa i luajti nëntë ndeshje dhe pati dy gola të shënuar e një asistim.