Schaffhauseni ka njoftuar për transferimin e 21-vjeçarit, Orges Bunjaku, që së fundi ishte te skuadra e rangut të dytë të futbollit francez, Grenoble Foot.
Mesfushori ishte i huazuar që nga janari i këtij viti, ndërsa tani do të largohet përfundimisht nga skuadra e Baselit.
Bunjaku është zhvilluar te të rinjtë e Baselit dhe ka zhvilluar 17 ndeshje për ekipin e parë të klubit të njohur zviceran.
Kalimi në Francë u bë fillimisht në vitin 2021.
Bunjaku ka nënshkruar kontratë me Schaffhausenin deri në verën e vitit 2025. Schaffhauseni garon në kategorinë e dytë të Zvicrës.