Bayern Munichu po kalon një prej momenteve më të vështira në vitet e fundit në elitën e futbollit gjerman.
Bavarezët në fundjavë do të kenë punë të vështirë, pasi luajnë me Union Berlinin të dielën prej orës 17:30. Ndeshja e mbyll xhiron e 22-të të Bundesligës.
Tjetër duel interesant do të zhvillohet mes Hoffenheimit dhe Dortmundit, të shtunën nga ora 15:30.
Diferenca e pikëve nga vendi i parë deri në vendin e gjashtë, është shumë e vogël.
Bayerni, Dortmundi dhe Union Berlini pozicionohen në tri vendet e para me nga 43 pikë.
Freiburgu në vendin e katërt ka 40 pikë, një më shumë se Leipzigu i vendit të pestë, dhe dy më shumë se skuadra e vendit të gjashtë, Freiburgu.
Kampioni në fuqi Bayerni i ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.
Union Berlini pati mundësi të dilte në vendin e parë në xhiron e kaluar, por gaboi duke barazuar pa gola me Schalken e vendit të fundit.
32 herë kampioni i Gjermanisë, Bayerni, do të jetë pa qendërmbrojtësin Dayot Upamecano, i cili është i suspenduar pasi u ndëshkua me të kuq në disfatën 3:2 nga Moenchengladbachu të dielën e kaluar.
Me tri barazime, dy fitore dhe një disfatë, Bayerni ka marrë vetëm nëntë pikë nga 18 të mundshme që prej fundit të pushimit dimëror.
Ndërkohë, ngjitje të madhe në vitin 2023 kanë pasur “verdhezinjtë” e Dortmundit.
Dortmundi ka fituar gjashtë nga po aq ndeshje në vitin 2023, ndërsa ka triumfuar edhe në Kupën e Gjermanisë dhe në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Kishte nëntë pikë më pak se Bayerni ndërsa tani janë njësoj me pikë në krye të tabelës.