Bayern Munichu mund të bëhet kampion këtë vikend. Do të ishte javë e përkryer për bavarezët pas suksesit në Champions ndaj Real Madridit.
Për Bayernin do të ishte titulli i 13-të në 14 vjetët e fundit.
Nëse Dortmundi lëshon pikë në udhëtim te Hoffenheimi të shtunën nga ora 15:30 dhe Bayerni fiton ndaj Stuttgartit të dielën nga ora 17:30, atëherë titulli do të festohej në “Allianz Arena”.
Bayerni në vendin e parë i ka 76 pikë, 12 më shumë se Dortmundi që është i dyti.
Bayerni më pas do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë më 22 prill.
Në këtë vikend në Gjermani do të shkruhet histori.
Edhe
Bayerni pret Mainzin, mund të shpallet kampion
Marie-Louise Eta do të bëhet trajnerja e parë që e udhëheq një skuadër të Bundesligës. Union Berlini i Etas e pret Wolfsburgun të shtunën nga ora 15:30.
Gara për kualifikim në Champions është e fortë, si ajo për mbijetesë. Stuttgarti e Leipzigu kanë nga 56 pikë, ndërsa Bayer Leverkuseni i pesti i ka 52 pikë. Hoffenheimi i gjashti e ka një më pak.