Gianluigi Buffonit i është dhënë një mundësi e re për ta vazhduar karrierën si futbollist.
Portieri italian mund të përfundojë në Arabinë Saudite.
Afër tre dekada prej se debutoi në futbollin profesionist, Buffoni po vazhdon të luajë futboll, pavarësisht se është 45-vjeçar.
Buffoni në edicionin e kaluar ishte pjesë e Parmas në Serie B.
Por një lëndim muskulor ka bërë që Buffoni të paraqitej në vetëm 17 ndeshje në Serie B, ndërsa klubi i tij arriti deri në plejofin për t’u inkuadruar në Serie A.
Edhe
Buffoni refuzon Arabinë, vendos të pensionohet
Buffoni ka edhe 12 muaj kontratë me skuadrën e Parmas, por mund t’i bashkohet legjendave tjera të futbollit në elitën e Arabisë Saudite.
Atij i janë ofruar 30 milionë euro pagë vjetore, për t’iu bashkuar një klubi emri i të cilit nuk është bërë i ditur.