Mediat italiane të mërkurën kanë raportuar se legjenda e futbollit, Gianluigi Buffon, së shpejti do të pensionohet.
Portier ikonik së fundmi refuzoi edhe ofertat e jashtëzakonshme nga futbolli i Arabisë Saudite.
45-vjeçari e ka edhe një vit kontratë me skuadrën e Serie B, Parma.
Refuzimin e Buffonit për ofertat e skuadrave arabe e kanë bërë të ditur “Sky Sport” i Italisë dhe “Tuttosport”.
Portieri legjendar e fitoi Kupën e Botës me Italinë në vitin 2006 dhe është lojtari me më së shumti paraqitje në Serie A.
Edhe
Buffon tërhiqet nga futbolli aktiv
Buffoni ka luajtur për Parman, Juventusin dhe PSG-në.
Ka pasur 1151 paraqitje me klube dhe me Italinë.