Portieri italian, Gianluigi Buffon, karrierën mund ta vazhdojë në kampionatin amerikan.
Mediat në Itali shkruajnë se 44-vjeçari nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe do ta konsideronte seriozisht kalimin në MLS.
Raportohet se portieri aktual i Parmës nuk ka ende oferta zyrtare nga klubet amerikane.
Italiani ka kontratë me Parmën deri në verën e vitit 2023. Këtë edicion është paraqitur në 21 ndeshje me ekipin italian në Serie B.
Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, ka 11 tituj kampioni në Serie A me Juventusin.
Ka luajtur një vit edhe te PSG-ja në Francë.