Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffoni nuk e mendon pensionimin

Gianluigi Buffon nuk ishte i sigurt se a do të pensionohet pasi nënshkroi kontratën e re me Parman, por ka thënë se nuk e ka mendjen që të kthehet në Përfaqësuesen e Italisë për Kupën e Botës 2022.

44-vjeçari nuk tregoi shenja ndalese dhe nënshkroi kontratë të re me Parman deri në vitin 2024.

“Nuk e di se kur do të pensionohem. Për aq kohë sa paraqitem në këtë mënyrë, ndihem mirë dhe kam entuziazëm, do të luajë. Në momentin që më mungon ndonjë prej këtyre elementeve, do të largohem pa ndonjë problem”, theksoi ai.

“Nuk e mendoj rikthimin në Botëror nëse Italia kualifikohet. Nuk do të tentoj madje sepse nuk kam qenë pjesë e përfaqësueses tash e katër vjet. Roberto Mancini ka bërë një skuadër të përkryer dhe duhet të respektohet. Ai ka bërë gjëra të mëdha dhe ai, bashkë me punën e tij, duhet të respektohen”, u shpreh Buffon.