Gianluigi Buffon ka bërë të ditur se do të jetë në dispozicion që ta vazhdojë karrierën te ndonjë skuadër tjetër dhe se nuk është në nguti për të bërë zgjidhje.
43-vjeçari njoftoi se do të largohet nga Juventusi këtë verë por mund ta vazhdojë karrierën nëse i vjen oferta e duhur.
Buffoni u transferua te “zonja e vjetër” në vitin 2001 nga skuadra e Parmas. U kthye sërish në skuadër pas një edicioni të kaluar te Paris Saint-Germaini në vitin 2019-të.
Fituesi i Kupës së Botës ka qenë portier i dytë te Juventusi, ndërsa largohet me 10-të tituj të fituar, pesë Kupa të Italisë dhe gjashtë Superkupa të Italisë.