Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Buffon edhe sezonin tjetër te Juventusi

Portieri Gianluigi Buffon do të mbetet pjesë e skuadrës së Juventusit edhe për sezonin tjetër, ka raportuar e përditshmja italiane “Tuttosport” të premten.

Gazeta ka bërë të ditur se krerët e Juventusit tashmë i kanë ofruar Buffonit rinovimin e kontratës edhe për një vit.

Kontrata aktuale e 43-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni.

Te Juventusi po e konsiderojnë Buffonin ende të aftë për të qenë portieri i dytë i ekipit.

Marrëveshja mes palëve pritet të arrihet dhe të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Buffon këtë edicion ka 11 paraqitje me Juventusin në të gjitha garat.