Milwaukee Bucks arriti ta përmbyllë serinë ndaj Chicago Bulls pas pesë ndeshjeve. Bucks triumfuan 116:100 për ta përfunduar serinë 4:1.
Bucks shfrytëzuan mjaft mirë mungesat e rëndësishme të Bullsave, pasi Lonzo Ball, Alex Caruso e Zach LaVine munguan.
Giannis Antetokounmpo shkëlqeu në këtë ndeshje, me 33 pikë e nëntë kërcime.
Buck në gjysmëfinale të Konferencës do të ndeshen me Boston Celtics, që eliminuan Brooklyn Netsin 4:0.
Me seri të njëjtë u kualifikua edhe Golden State Warriors, që mposhti Denver Nuggetsin 102:98 në ndeshjen e mbrëmshme.
Edhe
Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori
Stephen Curry me 30 pikë ishte më i dalluari në ndeshje.
Warriors në rundin tjetër presin fituesin e ndeshjes Memphis Grizzlies – Minnesota Timberwolves. Aktualisht, Grizzlies është në epërsi 3:2.