Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Warriors në finale të ligës NBA

Golden State Warriors është kualifikuar në finale të Konferencës së Perëndimit në ligën NBA, pas fitores 110:96 përballë Memphis Grizzlies.

Me 30 pikët e shënuara nga Klay Thompson dhe me 29 të yllit tjetër të skuadrës, Stephen Curry, “luftëtarët” kaluan tutje me rezultatin 4:2 në seritë e gjysmëfinales.

Kundërshtari i radhës për këtë skuadër do të jetë Phoenix Suns apo Dallas Mavericks, që luajnë të dielën.

Në Konferencën e Lindjes, Boston Celtics fitoi ndaj Milwaukee Bucks 108:95 dhe barazojnë serinë e gjysmëfinales në 3:3. Milwaukee Bucks që është kampion në fuqi i ligës NBA, e pati mundësinë të shkonte tutje, pasi kishte epërsinë në 3:2.

Ndeshja e shtatë do të jetë vendimtare, dhe do të luhet të dielën.

Giannis Antetokounmpo realizoi 44 pikë e 20 kërcime. Ndodhi kjo për herën e parë që prej vitit 2001, pasi këto shifra i kishte regjistruar Shaquille O’Neal.

Edhe Wembanyama udhëheqë Spursin drejt finales së NBA-së Basketboll 1 muaj më parë Wembanyama udhëheqë Spursin drejt finales së NBA-së

Megjithatë, Jayson Tatum i Celticsit e la nën hije lojën e mirë të grekut, pasi realizoi 46 pikë.

Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje më pas do të takohet me Miami Heatin në finale të Konferencës së Lindjes.