Golden State Warriorsi është vetëm një fitore larg finales së konferencës në plejof të NBA-së.
Golden State të hënën mbrëma triumfoi 101:98 ndaj Memphis Grizzlies, duke krijuar epërsi 3:1 në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.
Stephen Curry me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë te Golden State, ndërsa Andrew Wiggins realizoi 17 sosh. Jaren Jackson Jr. ishte më efikasi te Memphisi me 21 pikë.
Ndërkohë në Konferencën Lindore, Boston Celtics ka triumfuar 116:108 ndaj kampionit në fuqi të NBA-së, Milwaukee Bucks, duke barazuar serinë në 2:2.
Jason Tatum e Al Horford realizuan nga 30 pikë për kokë për Bostonin, ndërsa Giannis Antetokounmpo ishte më efikasi te Milwaukee me 34 pikë e 18 kërcime.