Sport

Broja rezervist në barazimin e Southamptonit

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, është aktivizuar nga minuta e 65-të në barazimin 2:2 që Southamptoni e ka luajtur sonte në shtëpi me Leicester Cityn në xhiron e 14-të të Premier Leagues së Anglisë.

Broja u aktivizua në vend të Nathan Tellas.

Jan Bednarek (2’) dhe Che Adams (34’) realizuan për Southamptonin ndërsa Jonny Evans (22’) dhe James Maddison (49’) për Leicesterin.

Southamptoni pas 16 xhirove zë vendin e 16-të me 15 pikë.

Broja te Southamptoni është huazuar nga Chelsea.

Ai ka realizuar dy gola në Premier League këtë stinor dhe dy tjerë në League Cup.