Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brightoni transferon Caicedon

Skuadra e Brightonit ka kompletuar transferimin e mesfushorit nga Ekuadori, Moises Caicedo. Ekipi nga Premier League të hënën ka njoftuar se Caicedo ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025. Mesfushori 19-vjeçar te Brightoni është transferuar nga ekipi elitar i Ekuadorit, Independiente del Valle por nuk është publikuar dëmshpërblimi i paguar për kartonin e tij.

Caicedo në sezonin e fundit, kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte asistuar dy herë në 28 paraqitje në të gjitha garat për ekipin elitar të Ekuadorit. Ai gjithashtu në tetor të vitit të shkuar debutoi edhe me Përfaqësuesen e Ekuadorit, për të cilën ka shënuar një gol në katër paraqitje.