Brightoni ka shënuar tjetër fitore në Premier Leaguen angleze.
Brightoni të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë, ka fituar edhe përballë Bournemouthit, për të qëndruar lartë në tabelë.
Ishte fitorja e pestë në këtë sezon për skuadrën e drejtuar nga trajneri Roberto de Zerbi, që e ka edhe një disfatë. Dominic Solanke shënoi për mysafirët në minutën e 25-të, kurse autogoli i Milos Kerkez, në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë, i barazoi shifrat.
Kaoru Mitoma në minutën e 46-të dhe të 77-të, shënoi edhe dy gola tjerë për fitoren e vendësve. Brightoni ka 15 pikë në vendin e tretë. Bournemouthi mbetet me tri pikë.