Brightoni shënoi fitore të thellë ndaj Sheffield Unitedit që vazhdon të mbetet në fundin e tabelës së Premier Leagues.
Brightoni fitoi 5:0 në udhëtim te Sheffieldi të dielën në ndeshjen e xhiros së 25-të.
Ishte ndeshja e tretë rresht në shtëpi për Sheffieldin që pranon pesë gola.
Vendësit nga minuta e 13-të mbetën pa mbrojtësin Mason Holgate që u përjashtua direkt me të kuq.
Mysafirët e shfrytëzuan epërsinë numerike dhe shënuan në minutën e 20-të me Facundo Buonanotten.
Katër minuta më vonë, për 2:0 realizoi Danny Welbeck.
Në minutën e 75-të, autogol realizoi Jack Robinson, kurse Simon Adingra i realizoi dy golat e fundit në ndeshje.
Sulmuesi i Bregut të Fildishtë realizoi në minutën e 78-të dhe të 85-të.
Brightoni ka 38 pikë në vendin e shtatë, ndërsa Sheffieldi i fundit ka vetëm 13 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
18 shkurt 2024 18:16
-
Shpërndaje në: