Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni fiton thellë ndaj Brightonit

Evertoni e ka fituar thellë të hënën ndeshjen në udhëtim ndaj Brightonit. Evertoni e fitoi me rezultatin 5:1 ndeshjen e javës së 35-të të elitës së futbollit të Anglisë. Evertoni herët krijoi epërsi ndaj ekipit vendës. Dy golat e parë i shënoi Abdoulaye Doucoure.

Ai golin e parë e shënoi në minutën e parë, ndërsa të dytin në minutën e 29-të. Jason Steele shënoi autogol në minutën e 35-0të, kurse për 4:0 realizoi McNeil në minutën e 76-të. Alexis Mac Allister realizoi golin e nderit për Brightonin. Ai shënoi në minutën e 79-të. McNeil shënoi edhe goli ne pestë.

Evertoni është ngritur në vendin e 16-të me 32 pikë, kurse Brightoni nga 33 ndeshje ka fituar 55 pikë. Ka dy ndeshje më pak se Tottenhami dhe Liverpooli që janë dy pozita më lart.

Artikuj të ngjashëm