Një ditë pas largimit nga PSG-ja, skuadra e kthyer në Serie A, Brescia i ka bërë ofertë zyrtare portierit Gianluigi Buffon përcjell "La Republicca" të enjten.
Mësohet se Brescia tashmë ka kontaktuar Buffonin, të cilit i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, nëse siguron mbetjen në Serie A.
Buffon 41-vjeçar, pas largimit nga PSG-ja, ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë karrierën diku tjetër, duke mos përjashtuar mundësinë e transferimit në SHBA dhe Kinë.
Ai gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e skuadrave tjera nga Italia, si Juventus e Parma. Gjithashtu, Buffon ka edhe 176 paraqitje me Përfaqësuesen e Italisë.