Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Braga kualifikohet në çerekfinale

Braga ka avancuar në çerekfinale të Ligës së Evropës për herë të parë që prej stinorit 2015/16.

Portugezët e Bragas të enjten, barazuan 1:1 në udhëtim te Monaco, por janë kualifikuar tutje me rezultatin e përgjithshëm 3:1 pas dy ndeshjeve.

Abel Ruiz shënoi për mysafirët në minutën e 20-të të ndeshjes.

Kampioni i 8-fisht i Francës, shifrat i barazoi në minutën e fundit të ndeshjes nëpërmjet Axel Disasit. Goli i tij nuk ishte i mjaftueshëm për kualifikim.

Shorti për çerekfinale në Ligën e Evropës tërhiqet të premten në mesditë.

Artikuj të ngjashëm