Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Braga fiton me rezultat minimal ndaj Rangersit

braga, rangers, 22 prill

Braga ka marrë fitore minimale ndaj Rangersit skocez në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Të enjten në mbrëmje, portugezët e Bragas fituan 1:0 kundër Rangersit.

Në minutën e 26-të, skuadrës vendëse iu anulua një gol i shënuar nga Andre Horta. Por, skocezët pësuan gol të rregullt pesë minuta para pushimit.

Abel Ruiz shënoi pas asistimit të Iuri Medeiros.

Ndeshja kthyese e kësaj çerekfinaleje do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e zhurmshëm të Rangersit.