Aston Villa ka realizuar tjetër fitore bindëse ndaj Bolognas dhe ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Të enjten në “Villa Park”, Aston Villa fitoi 4:0. Ollie Watkins, Emiliano Buendia dhe Morgan Rogers shënuan në pjesën e parë. Rogers e humbi një penallti në minutën e 25-të. Ezri Konsa e shënoi një tjetër gol në pjesën e dytë për fitoren e thellë.
Villa e fitoi edhe ndeshjen e parë 3:1.
Villa në gjysmëfinale do të luajë ndaj Nottingham Forestit që e eliminoi Porton. Ndeshja e parë në Portugali përfundoi 1:1, ndërsa e dyta u fitua nga Nottinghami 1:0, me gol të Morgan Gibbs-White.
Ndeshja e parë do të luhet në Nottingham Forest.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Bragas dhe Freiburgut.
Braga e fitoi ndeshjen kthyese 4:2, me rikthim të rezultatit. Antony dhe Abde Ezzalzouli shënuan për vendësit, kurse në rikthimin e Bragas golat i realizuan Pau Victor, Victor Carvalho, Ricardo Horta nga penalltia dhe Gorby.
Edhe
Nottinghami e Braga i fitojnë ndeshjet e para gjysmëfinale
Freiburgu më herët të ejnten e eliminoi Celta Vigon 3:1.
Më 30 prill dhe 7 maj do të luhen ndeshjet e para dhe kthyese të gjysmëfinaleve.