Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bono drejt Leedsit

Portieri i Marokut, Yassine Bounou, i njohur si Bono, pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli. “AS” ka raportuar të mërkurën se 32-vjeçari në fund të këtij sezoni pritet të transferohet te skuadra e Leeds Unitedit.

Leedsi ka kohë që është në negociata me Sevillan, pasi Bounou është pajtuar me kushtet e ofruara nga ekipi anglez dhe po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League. Ekipi spanjoll për ta lënë të lirë portierin po kërkon të paktën 20 milionë euro, shumë që Leedsi është i gatshëm ta paguajë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Bounou ka kontratë me Sevillan deri në verën e vitit 2025, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 30 paraqitje në të gjitha garat. Ai karrierë në Spanjë ka bërë edhe te Girona, Atletico Madridi e Real Zaragoza.