Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon portierin Bonou

Yassine Bonou

Një ditë pas lëndimit të Thibaut Courtoisit, Real Madridi ka kontaktuar Sevillan për portierin Yassine Bonou, ka njoftuar “Marca” të premten.

Bëhet e ditur se klubet janë në negociata dhe Reali po insiston në transferimin e marokenit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mësohet se marrëveshja mund të arrihet, por mbetet të shihet nëse Bonou do të huazohet për një vit te Reali apo ekipi madrilen do ta blejë kartonin e tij, që vlerësohet mbi 20 milionë euro.

Reali ka mbetur pa belgun Courtois, i cili ka lënduar ligamentin e gjurit në stërvitje dhe do të qëndrojë të paktën 9 muaj jashtë fushës.

Courtois gjatë këtyre ditëve do t’i nënshtrohet operimit, ndërsa Reali ndeshjen e parë në La Liga e luan të shtunën në udhëtim tek Athletic Bilbao. Bonou 32-vjeçar ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm