Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bounou drejt Serie A

Portieri i Marokut, Yassine Bounou, pritet që karrierën ta vazhdojë në kampionatin italian.

“Marca” raporton të premten se Sevilla tashmë është kontaktuar prej disa skuadrave kryesore të Italisë, të cilat po insistojnë në transferimin e 31-vjeçarit.

Tek ekipi spanjoll janë të gatshëm ta lënë të lirë portierin maroken në afatin kalimtar të janarit, por nëse marrin një ofertë deri në 30 milionë euro.

Bounou shkëlqeu në Kupën e Botës “Katari 2022”, ku Maroku zuri vendin e katërt.

Prej vitit 2014, Bounou bën karrierë në Spanjë, ndërsa para Sevillas ka luajtur edhe për Atletico Madridin, Real Zaragozan e Gironan.

Ai ka kontratë me Sevillan deri në verën e vitit 2025.