Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi me ofertë për Bonon

Portieri i Marokut, Yassine Bono, pritet të largohet nga Sevilla për t’u transferuar te skuadra e Manchester Unitedit. “Fichajes” ka njoftuar të enjten se Manchester Unitedi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për 31-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë këtë verë.

Mësohet se për kartonin e Bonos, ekipi anglez ka ofruar 20 milionë euro. Bono pati paraqitje të mira në kupën e botës “Katari 2022” ku zuri vendin e katërt me Marokun, ndërsa me Sevillan ka kontratë deri në vitin 2025.

Ai tek Unitedi po shihet si zëvendësim i duhur për David De Gean, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Deri më tani, Bono ka 24 paraqitje për Sevillan, ndërsa karrierë të Spanjë ka bërë edhe te Girona, Atletico Madridi e Real Zaragoza.