Skuadra e Manchester Unitedit ka shprehur interesim për portierin Yassine Bono që ka impresionuar me paraqitjet e tij këtë edicion te Sevilla.
Mediumet britanike kanë shkruar të martën se tek Unitedi po bëjnë gati ofertën për transferimin e marokenit në fund të këtij sezoni. Për 30-vjeçarin, ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro, pasi David De Gea dhe Dean Henderson nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre këtë sezon.
Bono ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024, kurse në Spanjë ka bërë karrierë edhe te Girona, Atletico Madridi e Real Zaragoza. Këtë sezon, Bono ka regjistruar 38 paraqitje për ekipin spanjoll.