Ngasësi i ekipit të Haasit, Mick Schumacher, ishte përfshirë në një përplasje të madhe në “Grand-Prixin” e Monacos, ndërsa bolidi i tij u nda në dysh.
Makina e sigurisë u inkuadrua menjëherë pas incidentit dhe gara u ndal, teksa ngasësi doli pa lëndime. Megjithatë, ai mori kontrollimet e nevojshme nga stafi mjekësor.
Shoku i skuadrës së Schumacherit, Kevin Magnussen, po ashtu u detyrua të largohet nga gara, para se gjermani t’i godiste mbrojtëset anësore.
Shumë ngasës kanë pyetur në radiot e ekipeve nëse ngasësi i Haasit ishte në rregull, teksa ylli i ri po largohej nga ngjarja.
Mick Schumacher është i biri i shtatë herë kampionit të botës në “Formula 1”, Michael Schumacher, i cili në vitin 2013-të pësoi dëmtime të mëdha në tru, pas aksidentit me ski.
“Grand-Prixi” ka rifilluar.
-
Schumacheri përplaset, dëmton shumë bolidin
-
Antonelli vazhdon dominimin në Formula 1
-
Dalin detajet nga trajtimi i Schumacherit, po vozitet me Mercedes
-
Revista gjermane heq nga puna redaktoren për “intervistën” e Inteligjencës Artificiale me Schumacherin
-
Familja e Schumacherit planifikon padi për “intervistën” e bërë me inteligjencë artificiale