Në xhiron e 10-të të Grand-Prixit inaugurues në Arabinë Saudite është përplasur rëndë ngasësi i skuadrës Haas, Mick Schumacher.
Ai nuk arriti që ta kontrollonte “kthesën 23”, dhe i ka shkaktuar bolidit të vet dëmtim tejet të madh.
Në një përplasje të ngjashme që pati Charles Leclerc në provat e dyta të premten mbrëma, Schumacheri e humbi kontrollin dhe u përplas në barrierat e kthesës.
Schumacheri i kërkoi falje skuadrës së tij për gabimin e bërë, para se të dilte pa lëndime nga bolidi.
Gara vazhdoi sërish, ndërsa përplasje tjetër në barriera pati edhe Yki Tsunoda i skuadrës AlphaTauri.
Mick Schumacher crash #SaudiArabianGP pic.twitter.com/oYRLjPd6D1
— Michel Fernandel (@Manuel78130) December 5, 2021
Artikuj të ngjashëm
-
Bolidi i Schumacherit ndahet në dysh, por ai shpëton
-
Hamiltoni e përplas bolidin në ditën e dytë të testeve parasezonale
-
Dalin detajet nga trajtimi i Schumacherit, po vozitet me Mercedes
-
F1, aksident i rëndë në nismë të garës në Silverstone
-
Mick Schumacher ka synime të mëdha pas sezonit të parë në F1