Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Familja e Schumacherit planifikon padi për “intervistën” e bërë me inteligjencë artificiale

Familja e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, po planifikon masa ndaj revistës që publikoi një intervistë të bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale me ish-pilotin gjerman, raporton BBC.

Schumacher, kampion i shtatëfishtë i Formula 1, kishte pësuar lëndime të rënda në kokë në një aksident skijimi në dhjetor të vitit 2013 dhe nuk është parë në publik që nga atëherë.

Revista “Die Aktuelle” publikoi një foto të Schumacherit 54-vjeçar të buzëqeshur në ballinë, ndërsa titulli ishte “Michael Schumacher, intervista e parë”.

Poshtë në një shirit shkruhej “duket shumë reale”, dhe doli se deklaratat u prodhuan nga inteligjenca artificiale.

Familja ka konfirmuar për agjencinë “Reuters”, se planifikon të marrë masa ligjore.

Edhe Revista gjermane heq nga puna redaktoren për “intervistën” e Inteligjencës Artificiale me Schumacherin Auto 3 v. më parë Revista gjermane heq nga puna redaktoren për “intervistën” e Inteligjencës Artificiale me Schumacherin

Pas aksidentit, Schumacher ishte vendosur komë artificiale dhe u kthye në shtëpi vetëm në shtator të vitit 2014, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është mbajtur sekret nga familja.

Në një dokumentar të Netflixit të vitit 2021, bashkëshortja e Schumacherit, Corinna tha: “Ne jetojmë së bashku në shtëpi. Bëjmë terapi. Bëjmë çdo gjë që mundemi për ta bërë Michaelin që të ndjehet më mirë dhe të ndjehet komod, dhe thjeshtë të ndjejë familjen tonë, lidhjen. Po mundohemi të vazhdojmë si familje, mënyrën se si Michaeli ka dashur dhe ende do.

Image