Qendërmbrojtësi gjerman Jerome Boateng do ta vazhdojë karrierën në Francë.
Raportohet se Boatengu do t’i bashkohet skuadrës së Lyonit, si lojtar i lirë. Madje, mësohet se Boateng tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin francez dhe ndodhet në Lyon për t’i kryer testet mjekësore, përpara se të zyrtarizohet.
32-vjeçari me Lyonin, do të firmosë kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Boateng është pa klub prej fillimit të korrikut kur i skadoi kontrata me Bayern Munichun. Ai luajti për Bayernin për një dekadë kurse karrierë bëri edhe te Manchester City, Hamburgu e Hertha e Berlinit. Boateng gjithashtu ka edhe 76 ndeshje e një gol për Gjermaninë.