Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boateng drejt Romës

 

Qendërmbrojtësi gjerman Jerome Boateng pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A, saktësisht te skuadra e Romës.

Mediumet italiane kanë njoftuar të hënën se Boateng ka kohë që ka nisur bisedimet me Romën, të cilat mund të mbyllen muajin e ardhshëm me sukses.

Boateng te Roma do të transferohej si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Bayernin dhe ekipi nga Serie A, është i gatshëm t’i ofroj kontratë dyvjeçare.

32-vjeçari ka qenë pjesë e Bayernit prej vitit 2011 kurse në edicionin e fundit i ka regjistruar 39 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe asistuar një herë.

Boateng karrierë ka bërë edhe te Manchester City, Hamburgu e Hertha e Berlinit.