Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boateng refuzon transferimin në SHBA

Qendërmbrojtësi gjerman Jerome Boateng ka refuzuar transferimin në SHBA pasi është i vendosur për të vazhduar karrierën në Evropë. Mediumet gjermane kanë raportuar të mërkurën se disa skuadra amerikane kishin shprehur interesim për Boatengun, por ishte mbrojtësi ai që refuzoi të gjitha ofertat.

Boateng muajin e ardhshëm do të mbetet lojtar i lirë pasi te Bayern Munichu kanë vendosur që mos t’ia vazhdojnë kontratën. 32-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2011 kurse në edicionin 2020/21 ka regjistruar 39 ndeshje duke kontribuar me dy gola dhe një asistim. Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Manchester City, Hamburgu e Hertha e Berlini

Artikuj të ngjashëm