Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nuk do ta mbajë Boatengun

Te Bayern Munichu kanë vendosur që mos t’i ofrojnë kontratë të re qendërmbrojtësit Jerome Boateng, i cili do të mund të largohet si futbollist i lirë në fund të sezonit. Mediumet gjermane kanë bërë të ditur se Bayerni gjatë këtij muaji pritet të dalë me njoftimin zyrtar se do ta lë të lirë Boatengun.

Trajneri i Bayernit, Hansi Flick nuk llogarit në shërbimet e gjermanit për sezonin tjetër pasi bavarezëve do t’iu bashkohet Dayot Upamecano nga Leipzigu në verë. Boateng është pjesë e Bayernit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Manchester City kurse këtë sezon ka 30 ndeshje në të gjitha garat.

Boateng do të jetë futbollisti i dytë që do të largohet nga Bayerni si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit aktual. Para tij, David Alaba ka njoftuar largimin nga bavarezët.