Bayern Munichu nuk llogarit më në shërbimet e qendërmbrojtësit Jerome Boateng.
Madje, mediumet gjermane kanë raportuar të mërkurën se te Bayerni kanë vendosur që në fund të këtij sezoni ta nxjerrin në shitje Boatengun.
Transferimi i Dayot Upamecanos nga Leipzigu ka bërë që Bayerni mos ta mbajë më në ekip Boatengun, i cili mund të lihet i lirë për pesë milionë euro.
Boatengu ka kontratë me Bayernin deri në fund të këtij edicioni, e cila automatikisht i është rinovuar edhe për një vit tjetër.
32-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2011 kurse këtë edicion ka 27 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe asistuar një herë.
Ai karrierë ka bërë edhe te Hamburgu e Hertha Berlini.